Shkodër
Shkodra është qytet dhe bashki në Shqipërinë veriperëndimore e qendra e rrethit dhe qarkut me të njëjtin emër.
Përshkrimi lokal
- Emri: Shkodra, Shkodër
- Qarku: Shkodër
- Bashkia: Shkodër
- Popullata: 77.075 banorë - 01 Mars, 2023
Përshkrim i shkurtër
Në fushën poshtë Kalasë së mëvonshme të Rozafës. Qyteti u themelua nga ilirët në mesin e shekullit të 4 p.e.s. në kohën e Mbretërisë Ilire e sunduar nga dinastia e ardianëve kur ishte një nga vendbanimet e saj të rëndësishme. Pasi ra nën sundimin romak, mbijetoi si qytet ilir deri në shpopullimin e saj. Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona. (info nga wiki)