Liqeni Shelegur


Ndodhet pak kilometra pasi keni kaluar Sotirën.

Përshkrimi lokal

  • Emri: Liqeni Shelegur
  • Qarku: Ersekë
  • Bashkia: Ersekë
  • Thellësia: Unknown/m - 01 Mars, 2020

Përshkrim i shkurtër

Një destinacion i natyrës shqiptare që ju ofron bukuri të pafundme, në çdo stinë të vitit. Është një zonë ndërkufitare shumë e bukur, në jugperëndim të Ersekës ku harmonizohen malet me luginat e thella, ligatinat, përrenjtë e rrëmbyer e sidomos pyje të dendur të përzier bredhi e lisi por ku dominon pisha e zezë. Vende ideale për të zbuluar natyrën me shëtitje të gjata, piknikë e ngjitje në mal. Liqeni i Shelegurit ju dhuron një panoramë të mrekullueshme, ku përtej ujit në sfond dallohen edhe kreshtat hijerënda të vargmaleve të Nemërçkës. Rrënojat e kështjellës së Radanjit, në jug të pyllit të Gërmenjit, rreth një km udhëtim më këmbë nga rruga kryesore, ofrojnë pamje të rrënojave të vjetra Ilire, të cilat kanë një rëndësi të madhe historike. (info nga wiki)