Krujë


Kruja është një qytet dhe një komunë në veri të Shqipërisë qendrore. Ndodhet midis malit Krujë dhe lumit Ishëm.

Përshkrimi lokal

  • Emri: Krujë
  • Qarku: Krujë
  • Bashkia: Krujë
  • Popullata: 59,814 banorë - 01 Mars, 2011

Përshkrim i shkurtër

Qyteti ndodhet 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Kruja ishte e banuar nga fisi i lashtë ilir i Albanëve. Në vitin 1190 Kruja u bë kryeqyteti i shtetit të parë Shqiptar në mesjetë, Principata e Arbërit. Më vonë ishte kryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare, ndërsa në fillim të shekullit të 15-të Kruja u pushtua nga Perandoria Osmane, por më pas u rimor në vitin 1443 nga Skënderbeu, udhëheqës i Lidhjes së Lezhës, i cili e mbrojti me sukses nga tre rrethimet osmane deri sa ai vdiq në 1468. (info nga wiki)