Gjirokastër


Gjirokastër është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë.

Përshkrimi lokal

  • Emri: Gjirokastër
  • Qarku: Gjirokastër
  • Bashkia: Gjirokastër
  • Popullata: 60.000 banorë - 01 Mars, 2011

Përshkrim i shkurtër

Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit osman. Gjirokastra është e vendosur në faqen e Malit të Gjerë,në shpatet verilindore të tij dhe në krahun e majtë të luginës së lumit Drino. Rrëza dhe faqja e malit ku ndodhet është pothuajse e zhveshur, pa bimësi. Duke qenë e tillë, në dimër kur rreshjet s'kanë të sosur,nëpër pjerrësi lëshohen përrenj të rrëmbyer me ujëra të shumta. Ato vijnë deri në qytet. Vetë qyteti ka shumë përrenj dhe çdo lagje ndahet nga njëra-tjetra me një të tillë.Gjirokastra ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga qendrat kryesore të pjesës jugore të Shqipërisë. (info nga wiki)