Belsh
Belsh është një bashki në Qarkun e Elbasanit, në Shqipërinë qendrore.
Përshkrimi lokal
- Emri: Belsh
- Qarku: Elbasan
- Bashkia: Belsh
- Popullata: 19,503 banorë - 01 Mars, 2011
Përshkrim i shkurtër
Bashkia përbëhet nga njësitë administrative Fierzë, Grekan, Kajan, Rrasë me Belshin që përbën selinë e saj. Sipas vlerësimit të Institutit të Statistikave nga regjistrimi i vitit 2011, në Belsh banonin 8781 persona dhe në Bashkinë Belsh 19503. Belshi shtrihet përgjatë brigjeve perëndimore dhe veriore të liqenit karstik Liqeni i Belshit dhe është vendbanimi kryesor i rrafshnaltës së Dumresë. (info nga wiki)