Alpet e Shqipërisë
Alpet Shqiptare janë vazhdimësi e Maleve Dinarike shtrihen në veri të Shqipërisë, në perëndim të Kosovës dhe në jug-lindje të Malit të Zi.
Përshkrimi lokal
- Emri: Alpet e Shqipërisë
- Qarku: Shkodër
- Bashkia: Shkodër
- Lartesia: 2,600 m - 01 Mars, 2020
Përshkrim i shkurtër
Pak më të ulëta se Korabi, Alpet Shqiptare ua marrin të gjitha maleve të Shqipërisë për nga lartësia mesatare, ashpërsia dhe kompaktësia. Të shumta janë majat mes 2,000 dhe 2,600 m, e gjithashtu edhe kullotat alpine mes 1,700 e 2,200 m lartësi. Të ndara nga lugina të thella, tani që ngjajnë si gryka përpirës, me gjelbërim pyjesh, të rrethuar nga muret e zhveshura dhe të hendekshme, nga qafa të rrezikshme dhe maja të thepisura, Alpet Shqiptare formojnë një skenë madhështore dhe frymëzuese, që nuk do vonojë të bëhet pika qendrore turistike e Shqipërisë. Në të kaluarën, e vështirë ishte hyrja për në këto male, jo aq sa për terreni sa për popullsinë (shumica baritore) krenare dhe të egër, xheloze për pavarësinë e saj. (info nga wiki)